Lary King pëson sulm në zemër

Lary King pëson sulm në zemër

Larry King ka pësuar sulm në zemër ditën e martë, raporton TMZ.

85 vjeçari thuhet se prej muajsh kishte probleme me frymëmarrjen.

Ai ishte transportuar në spital me ambulancë, derisa raportohet se po qëndron në kujdesin intensiv.

Legjenda e televizionit prej 30 vjetësh vuan nga problemet me zemër.

Në të kaluarën ai u ka mbijetuar dy sulmeve të ngjashme.