Sony PlayStation 5 me specifika mbresëlënëse

Sony PlayStation 5 me specifika mbresëlënëse

Kohë më parë Sony konfirmoi disa specifikime për konsollën e tij PlayStation të gjeneratës së ardhshme, duke thënë se sistemi do të jetë në përputhje me PlayStation 4 dhe do të ofrojë performancë më të mirë sesa modeli aktual.

Tani është konfirmuar se brezi i ardhshëm i konsollës së Sony nuk do të lansohet edhe 12 muaj, e cila vitin 2020 e bën datën më të hershme të daljes në treg.

Sony lansoi PlayStation 4 dhe PlayStation 4 Pro në nëntor, duke i lejuar krijuesit të krijojnë inventarë të mëdhenj të sistemit para daljes në treg dhe vetëm në kohën për sezonin e festave. Për shkak të kësaj, nëntori i vitit të ardhshëm ngjason të jetë korniza më e mundshme kohore për lansimin e PlayStation 5.

Gjenerata e ardhshme e PlayStation pritet të ketë specifika mbresëlënëse, përfshirë procesorin AMD Zen 2 dhe karta grafike nga seria Navi. Përveç kësaj, PS5 duhet të ketë mbështetjen për ‘ray’, si dhe magazinën SSD dhe çipin 3D të caktuar për zë. Mbështetja për PlayStation VR gjithashtu konfirmohet.