Shell nëpër komunat e Republikës s�" />

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Te gjithë Bujqit dhe Fermerët  mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën,

Zyrtarët e kompanisë Shell kan thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.