Greqia tërheqë ambasadorin nga Austria

Greqia tërheqë ambasadorin nga Austria

Një takim i organizuar në mes të Bashkimit Evropian me vende të Ballkanit për gjetjen e një zgjidhje për krizën e refugjatëve, ka thelluar dallimet në mes të dy palëve edhe më tepër.

Për shkak se nuk ka qenë e ftuar në takim, Greqia ka vendosur që të tërheqin ambasadorin e saj nga Austria e cila ishte organizatore e ngjarjes.

Greqia është vendi nëpër të cilin kalojnë shumica e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Qëndrore, njofton CNN.

“Iniciativa të njëanshme për të zgjidhur krizën me refugjatë dhe shkelja e të drejtës ndërkombëtare nga shtetet e BE-së janë praktika që mund të rrezikojnë bazën dhe procesin e integrimeve evropiane,” ka thënë Ministri I Jashtëm Grek, Nikos Kotzias./Insajderi.com