Chelsea Manning lirohet nga burgu

Chelsea Manning, ish analist në shërbimin amerikan të inteligjencës, është liruar nga burgu pas skadimit të dënimit dymujor për shkak të refuzimit të dëshmojë para jurisë hetuese.

Chelsea Manning lirohet nga burgu

Manning dje e ka braktisur burgun në Virxhini në të cilin ka përfunduar sipas akuzës për mosrespektim të gjykatës sepse ka refuzuar të përgjigjet në pyetje të jurisë hetuese federale e cila po merret me WikiLeaks-in.

Megjithatë avokatët e saj frikohen se qëndrimi i saj në liri mund të jetë i shkurtër. Manning është liruar vetëm sepse mandati i jurisë hetuese ka skaduar, ndërsa para se ta braktisë burgun ajo ka marrë ftesë të re detyruese të dëshmojë para jurisë së re hetuese më 16 maj.

Avokatët pretendojë se ajo përsëri do të refuzojë të përgjigjet në pyetje dhe për këtë mund të gjendet përsëri prapa grilave.

Manning ka kaluar shtatë vjet në burgun ushtarak për shkak të dorëzimit të disa mijëra dokumenteve WikiLeaks-it./Insajderi.com.