U ndërpre ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit – Njëri lojtar humbi vetëdijen

U ndërpre ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit – Njëri lojtar humbi vetëdijen

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit u ndërpre për disa minuta. Kjo për arsye se futbollisti Valmir Veliu, pësoi tronditje të rëndë pas një përplasje me futbollistin e Diar Miftarajn dhe humbi vetëdijen për disa sekonda për t’iu rikthyer ajo më pas, për fat të mirë.

U desh mjetet të posaçme për t’i kthyer frymëmarrjen Veliut, i cili fillimisht nuk merrte frymë por që më pas, gjendja e tij u stabilizua.

Veliu më pas është dërguar menjëherë me emergjencë, prej nga është lajmëruar se gjendja e tij është në stabilizim e sipër, raporton Insporti.