Sa larg shkon njeriu për të arritur në Burimin e Pavdekësisë? Për të kthyer orën me disa vite, disa njerëz thjeshtë zgjedhin kremëra kundër plakjes, apo mbase një tra" />

Sovjetiku tentoi të bëhej i pavdekshëm, fundi ishte i tmerrshëm

Sovjetiku tentoi të bëhej i pavdekshëm, fundi ishte i tmerrshëm

Sa larg shkon njeriu për të arritur në Burimin e Pavdekësisë? Për të kthyer orën me disa vite, disa njerëz thjeshtë zgjedhin kremëra kundër plakjes, apo mbase një trajtim me Botox aty-këtu. Në vitet 1920, një fizikan sovjetik me emrin Aleksandër Bogdanov po kërkonte më shumë se sa një shtrirje lëkure: ai përdorte transfuzione gjaku në një përpjekje për t’u bërë i pavdekshëm. Ironia? Rezultati ishte fatal.

A mos ishte vampir?

Jo, Bogdanov nuk ishte vampir. Por ai ishte themeluesi i të parit institucion botëror, që i kushtohej tërësisht transfuzionit të gjakut.

Përveç se ishte një fizikan, Bogdanovi ishte edhe propagandist i kauzës socialiste, ekonomist, filozof, natyralist, shkrimtar librash utopikë, poet, mësues, dhe politikan. Ai gjithashtu shpiku tektologjinë, një shkencë organizative që u bë ajo që sot njihet si kibernetika. Ai ishte vërtetë një njeri i Rilindjes, ndonëse fati në fund do të tregonte se ai që përpiqet të dijë të gjitha në fakt nuk di asgjë, shkruan bota.al. Ndërkohë që studionte hematologjinë, Bogdanovi arriti në konkluzionin se transfuzionet e gjakut do të ishin efikasë në zgjatjen e jetës së njeriut. Sa herë që bënte transfuzion, ai pretendonte gjithfarësoj përmirësimesh shëndeti, si për shembull muskuj më të fortë dhe rritje e kapacitetit të mushkërive.

Çfarë ndodhi?

Ai vdiq nga një reaksion hemolitik shkaktuar prej transfuzionit. Pavarësisht se e testonte disa herë paraprakisht gjakun, shkenca në vitet 1920 nuk ishte ajo që është sot, dhe do kish qenë pothuaj e pamundur për të që të dallonte antitrupat që trupi i tij kishte krijuar në transfuzionet e mëhershme. Këta trupi do të sulmonin qelizat e kuqe të gjakut që merrte rishtaz, duke e vrarë atë ngadalë brenda pak ditësh.

Nuk është ide për t’u hedhur poshtë

Ndërkohë që transfuzionet e gjakut për përjetësi janë një ide e marrë, studimet e fundit kanë treguar se ideja e Bogdanovit mund të mos ketë qenë edhe aq e cmendur. Në fakt gjaku mund të ketë cilësi rinuese. Në një studim të vitit 2014 botuar në revistën Nature, studiuesit dhanë plazmë të minjve të sapolindur, tek minjtë e moshuar dhe zbuluan se në fakt kjo gjë ua mprehtësoi mendjen, si në reagimet ndaj frikës, ashtu edhe në kujtesë. Në fakt sipas studimit, kjo gjë përmirësoi aftësitë e tyre për të mësuar dhe menduar.