Kloppi uron Guardiolan – por ka këtë paralajmërim

Kloppi uron Guardiolan – por ka këtë paralajmërim

Jurgen Klopp ka uruar Manchester Cityn për titullin e fitues dhe ka përgëzuar futbollistët e tij për luftën që bën deri në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për BBC Sport pas fitores 2-0 me Wolves që nuk ka mjaftuar për titullin kampion.

Ai përgëzoi Cityn e Pep Guardiolës për titullin, derisa tha se tani është koha për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Champions League.

“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë”, tha Klopp.

Lexoni në Insporti deklaratën e plotë të Kloppit