Sërish dhunë në Sudan

Sërish dhunë në Sudan

Gjatë ditës së hënë u dëgjuan të shtëna në kryeqytetin Kartum por ende nuk është e qartë se kush e shkaktoi dhunën.

Një polic dhe tre protestues u vranë përderisa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Këshilli Ushtarak i cili mori pushtetin pasi rrëzoi nga posti presidentin, Omar al-Bashir, fajësoi për dhunën grupet e protestuesve të pakënaqur me marrëveshjen e tranzicionit.

Pas 30 vjetësh në pushtet presidenti, Omar al-Bashir u përmbys dhe u arrestua nga ana e ushtrisë gjatë muajit prill.

Mirëpo qytetarët vazhduan protestat duke kërkuar që tranzicioni politik i pushtetit të ndodhë shpejt dhe vendi të ketë një administratë civile.

Bisedimet mes grupeve të protestuesve dhe Këshillit Ushtarak rezultuan me një marrëveshje për tranzicionin e pushtetit e cila rregullonte detyrat dhe autoritetet e organeve ekzekutive dhe legjislative të Sudanit.