Pronarët lidhin shërbyesen pas peme sepse harroi mobiliet në diell

Pronarët lidhin shërbyesen pas peme sepse harroi mobiliet në diell

Punëdhënësit në Arabinë Saudite detyrohen shpesh të marrin emigrantë të huaj për t’u shërbyer në shtëpi, për shkak të mungesës së stafit, por historitë e keqtrajtimeve kanë qenë të shumta. Rasti më i fundit është i një shërbyeseje filipinase që u fotografua e lidhur pas një peme sepse kishte harruar disa mobilie në diell.

Numri i emigrantëve në Arabinë Saudite është me miliona, por disa prej tyre janë detyruar të kthehen, pavarësisht pagës së mirë, për shkak të keqtrajtimeve.

Disa nga historitë janë vërtet ngjethëse.

Në vitin 2014, një shërbyese nga Sri Lanka u kthye në shtëpi me 24 gozhdë të ngulura në trup nga punëdhënësit, si ndëshkim.

Grafitë treguan krimin mizor. Gozhdët ishin ngulur të nxehta, me çekiç.

Khaleda Akhter, 28 vjeçe, nga Bangladeshi, u kthye në shtëpi te fëmijët e mbuluar me fasha. Të zotët i kishin hedhur benzinë dhe ishin përpjekur ta digjnin. Ajo kishte arritur të dilte e të fshihej te një shtëpi.

Rasti më i fundit është i shërbyeses filipinase, e lidhur në një shtëpi të pasurish, në Riad.