Sulmuesi më efektiv në Evropë luan në Serie A

Sulmuesi më efektiv në Evropë luan në Serie A

Pasi është luajtur rreth 1/3-a e kampionateve në të gjithë Europën, kanë dalë në skenë golashënuesit në pesë kampionatet elitare Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1. Askush nuk ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjes si sulmuesi i Roma, Edin Dzeko, por le t’i hedhim një sy gjendjes së bomberave në secilin prej këtyre kampionateve…

Serie A (Edin Dzeko, 10 gola)

Një njeri i vetëm në krye: Edin Dzeko. Boshnjaku është i pandalshëm dhe ka shënuar 10 gola në 10 javë të kampionatit italian. Dygolëshi ndaj Sassuolo është i treti në këtë sezon pas atyre ndaj Crotone dhe Napoli. Sulmuesi i Romës ka lënë pas shpine kritikat e sezonit të kaluar ku e mbylli kampionatin me vetëm 8 gola, ndërsa në këtë periudhë të vitit të kaluar ai kishte shënuar vetëm tre gola. Në Serie A, pas Dzeko renditet Icardi dhe Immobile, që kanë shënuar nga 8 gola.

Ligue 1 (Edinson Cavani, 9 gola)

Një shkallë poshtë Dzeko është Edinson Cavani autor i 9 golave në 9 ndeshje të luajtura që nga fillimi i kampionatit francez. Në sezonin e kaluar, sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi 19 gola. Në renditjen e golashënuesve më të mirë të Ligue 1, pas Cavani është Alexandre Laxazette i Lyon, autor i shtatë golave në 9 javët e para.

Bundesliga (Anthony Modeste, 8 gola)

Surpriza e vërtetë në renditjen e golashënuesve më të mirë është Anthony Modeste, 28-vjeçari që luan me Koln dhe ka realizuar 8 gola në po aq ndeshje të luajtura. Sulmuesi i tretë që ka shënuar më shumë në Europë. Pas tij renditet Aubameyang i Dortmund me 7 gola. Nga ana tjetër, spikat vendi i pestë për Leëandoëski, i cili shënoi pesë gola në tre javët e para, por prej më shumë se një muaj, sulmuesi i Bayern Munich nuk po gjen rrugën e golit, shkruan telesport.

La Liga (Leo Messi dhe Luis Suarez, 7 gola)

Në Spanjë kryesojnë renditjen e golashënuesve dy anëtarë të “MSN”, sulmi i frikshëm i Barcelonës. Në 9 javët e para të La Liga kanë shënuar nga 7 gola secili Lionel Messi dhe Luis Suarez. Messi mund të krenohet se ka luajtur vetëm 7 ndeshje, 5 prej të cilave si titullar dhe ka shënuar gol çdo 69 minuta në këtë kampionat, mesatarja më e mirë në Europë. Në vendin e tretë në Spanjë, me 6 gola të shënuar renditet Griezmann i Atletico Madrid.