UEFA ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të vendosë drejtësi në finalen e Champions Leagues.
Është gjyqtari sllovak, Damir Skomina të cilit i është besuar finalja e madhe e 1 qershorit që do të zhvillohet në Madrid ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.
UEFA ka bërë gati të gjitha përgatitjet që finalja e kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të dyja skuadrave.
Jure Praprotnik dhe Robert Vukan janë dy asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Mateu Lahoz.
Kujtojmë që Skomina më herët ka drejtuar ndeshje të Superkupës, ndeshje të Kupës së Botës dhe finalen e Europa League në mes të Ajaxit dhe Manchester United.