Guardiola sërish më i miri në Angli – e ka këtë porosi për Kloppin

Guardiola sërish më i miri në Angli – e ka këtë porosi për Kloppin

Pep Guardiola është shpallur zyrtarisht trajneri i vitit në Premierligën angleze, pas sezonit impresionues me Manchester Cityn, duke arritur që ta mbrojë titullin.

Trajneri spanjoll arriti të triumfojë në ligën e Anglisë, pas një gare të nxehtë me Liverpoolin gjatë pjesës më të madhe të sezonit, duke përfunduar me vetëm një pikë diferencë.

Manchester City nuk e filloi mirë sezonin 2018/19, por që në pjesën e dytë të ndeshje, ata arritën të këndellen, duke i bërë në vazhdimësi presion të kuqve.

Guardiola e mori çmimin e trajnerit më të mirë në ceremoninë e mbajtur në Londër në mbrëmjen e së martës, duke prirë me vota para Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo.

Lexoni më shumë në Insporti