A ka arritur BMW ta bindë Bayernin për sponzorizim – Këto janë të rejat nga bisedimet e tyre

A ka arritur BMW ta bindë Bayernin për sponzorizim – Këto janë të rejat nga bisedimet e tyre

Beteja për sponzorizimin e Bayern Munchen nga dy rivalët jetësorë, BMW e Audi tani ka një përfundim.

BMW nuk ka arritur që ta bindë skuadrën e madhe gjermane. BMW ishte përpjekur të zëvendësonte Audiin para kohe si një sponsor i madh, por që ishin disa detaje që pamundësuan këtë.

BMW i bëri ofertë Bayernit që të jetë sponzor nga viti 2025, atëherë kur i skadon kontrata me Audin. 800 milionë euro për 10 vite ishte vlera që BMW i ka ofruar Bayernit.

Por, problemi qëndronte tek arsyeja se Audi ka 8.33% të aksioneve të Bayernit, aksione që i kishte marrë për ndërtimin e stadiumit “Allianz Arena”.

Tani Audi është gati të paguajë në vend të 30 deri në 40 milionë euro në vit deri në 60 milionë për kontratën e sponsorizimit. Audi u bashkua me FC Bayern München në vitin 2011 për 90 milionë euro marrëveshje.