Nga Spanja në Angli me pasaporta false, arrestohen shqiptari dhe gruaja nga Irani

Nga Spanja në Angli me pasaporta false, arrestohen shqiptari dhe gruaja nga Irani

Një shqiptar dhe një grua nga Irani janë arrestuar sot në Spanjë pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Londër duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Policia spanjolle pretendon se burri nga Shqipëria dhe gruaja nga Irani kanë përdorur pasaporta të rreme, një nga Greqia dhe një nga Bullgaria.

Ata janë arrestuar në terminalin e aeroportit, ku policia dyshohet se i gjeti një pasaportë shqiptare, duke zbuluar identitetin e vërtetë të personit.

Menjëherë të arrestuarit i janë dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.