I dha lamtumirën futbollit me penalltinë më të keqe në histori – shikoni pamjet

I dha lamtumirën futbollit me penalltinë më të keqe në histori – shikoni pamjet

Tifozët e Perth Glory kanë mbetur të shokuar me penalltinë ‘panenka’ nga sulmuesi veteran Brendan Santalab, që rezultoi me fitoren e Sydney FC në finalen e ligës së Australisë.

Santalab, 36-vjeçar, e përfundoi karrierën e tij 19-vjeçare me goditjen më të dobët të penalltisë, e cila shkoi drejt e në duart e portierit të Sydneyt Andrew Redmayne.

Skuadra e Sydney FC rrëmbeu titullin pas penalltive për ta fituar kampionatin e katërt në histori.

Video e penalltisë, që është cilësuar si ‘më e dobëta’ nga tifozët