Kandidatja për presidente të ShBA-së e frustruar me finalen e Game of Thrones

Kandidatja për presidente të ShBA-së e frustruar me finalen e Game of Thrones

Senatorja Kirsten Gillibrand tha të hënën se është “shumë e pakënaqur” me finalen e serialit televiziv “Game of Thrones.”

Në një video të postuar në NowThisNews, kandidatja për presidente të ShBA-ve mes demokratëve ka thënë që është shumë e “frustruar” me fundin e serialit, dhe që ishte veçanërisht e zemëruar me atë që iu ndodhi dy prej karaktereve të preferuara të saj, Daenerys Targaryen dhe Jon Snow, përcjell Periskopi.

“I kam urryer tri episodat e fundit… dy karakteret e preferuara, u shkatërruan,” tha Gillibrand.

“Jam veçanërisht e zemëruar me mënyrën se si shkrimtarët e trajtuan karakterin e Khaleesit. Ajo erdhi në pushtet shumë vite më herë dhe pas shumë mundimesh si Thyesja e Zingjirëve,” Gillibrand tha për Targaryenin, e cila u vra nga Jon Snow në sezonin final pasi paraprakisht kishte masakruar mijëra civilë të pafajshëm përmes zjarrit të dragoit.

E pakënaqur me episodin duket të jetë edhe ambasadorja e Kosovës në Washington D.C., Vlora Çitaku, e cila ka postuar një zemër të thyer prapa emrit të serialit. /Periskopi