Zarf me plumb për ministrin e Brendshëm: Nuk frikësohem

Zarf me plumb për ministrin e Brendshëm: Nuk frikësohem

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm është adresuar ndaj Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë Conte, Matteo Salvini.

Zarfi i dyshimtë është identifikuar e kapur sot nga Policia Postale e Romës.

Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës.”