Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë përballet me pasoja nga Kongresi

Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn sfidoi një thirrje të Komisionit Ligjor të Dhomës së Përfaqësuesve të martën për të dëshmuar për bisedat e tij me Presidentin Donald Trump lidhur me urdhrin e tij për të shkarkuar Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller gjatë hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë përballet me pasoja nga Kongresi

Kryetari i Komisionit, Jerrold Nadler nuk e anuloi seancën, po mbajti një formë të shkurtuar të saj me karrigen ku do ulej zoto McGahn të zbrazët.

Ai paralajmëroi se do të shkojë deri në gjykatë në një përpjekje për të detyruar zotin McGahn të dëshmonte.

Por zoti McGahn, një jurist 50 vjeçar në Uashington, që tani ushtron profesionin privatisht, iu bind udhëzimeve të Shtëpisë së Bardhë për të mos dëshmuar dhe një opinioni ligjor të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit Kongresi nuk mund ta detyrojë atë të paraqitet.

Demokratët duan të dëgjojnë dëshminë e zotit McGahn dhe t’i bëjnë pyetje për pengimin e mundshëm të drejtësisë nga Presidenti Trump, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me këtë çështje.