Finalja e Kupës së Kosovës – detajet për çmimet e biletave dhe ku mund t’i blini

Finalja e Kupës së Kosovës – detajet për çmimet e biletave dhe ku mund t’i blini

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, të premten nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund të blihen në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Rr. Shaban Shala Nr.43, info: Donika Prenku 049700790

Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16: info: Gresa Jasiqi 049700490

Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”. info: Alban Konjusha 049700878