Sulm me bombë në një xhami në Afganistan – tre të vdekur e 20 të lënduar

Sulm me bombë në një xhami në Afganistan – tre të vdekur e 20 të lënduar

Tre persona mbetën të vrarë  duke përfshirë një predikues të lartë , dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e një bombe që shpërtheu në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, gjatë lutjeve të së premtes, thanë zyrtarët.

Predikuesi, Samiullah Raihan, ishte një mbështetës i qeverisë afgane pro-perëndimore, të cilët talebanët po tentojnë që ta minojnë. Firdeus Faramarz, një zëdhënës i policisë, tha se eksplozivi ishte vendosur pranë altarit të xhamisë Al-Takva, vend i shenjtë për besimtarët e besimit islam, raporton “Reuters”.

Zona ku ndodhi bombardimi dominohet nga myslimanët sunitë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por luftëtarët e ISIS dhe talebanët janë ata që shpesh kryejnë sulme në qytetin më të madh të Afganistanit.