Mjekët kanë mbetur të habitur pasi zbuluan disa lugë dhe një thikë midis gjërave të tjera në zorrët e një pacienti, transmeton Klan Kosova.
35 vjeçari i paidentifikuar, u nxitua në një spital në Indi duke u ankuar për dhimbje të rënda të stomakut.
Mjekët i bënë një rëntgen dhe bënë zbulimin tronditës.
Gjatë procedurës, ata hoqën tetë lugë çeliku, dy furça të dhëmbëve, dy kaçavida dhe një thikë të vogël.
Dr Nikhil tha: “Pas hetimit, u zbulua se disa gjëra metalike ishin brenda stomakut të tij. Ekipi ynë i kirurgëve veproi menjëherë.
“Ai është mirë tani”.
Mjeku shtoi se pacienti vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe e quajti atë një rast të rrallë, transmeton Klan Kosova.