Shpërthime në Nepal, tre të vrarë

Shpërthime në Nepal, tre të vrarë

Tre vetë u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën sot në dy shpërthime të ndara në kryeqytetin e Nepalit, tha policia.

Policia ka thënë se autoritetet po hetojnë këto shpërthime që ndodhën brenda një ore në dy vendbanime në Katmandu.

Zonat në të cilat ndodhën shpërthimet u bllokuan nga policia dhe forcat e sigurisë kanë nisur patrullimet në zona kyçe të qytetit, transmeton KosovaPress.