Zgjidhet kryebashkiaku i parë transgjinor në Itali

Zgjidhet kryebashkiaku i parë transgjinor në Itali

Votuesit në një qytet të vogël në jug të Milanos zgjodhën sot kryebashkiakun e parë transeksual në Itali, Gianmaria Negri.

Avokatja 40-vjeçare u zgjodh kryetar i komunës së Tromelit, një qytet me 3.700 banorë, me 37.5% të votave.

Negri, një aktiviste transgjinore për të drejtat e njeriut, drejtoi fushatën nën sloganin “CambiaMenti per Tromello”, që mund të ketë një kuptim të dyfishtë – “Ndryshimi për Tromelo” ose “Ndryshimi i ndërgjegjes për Tromelo”.