Kampioni kinez shet sulmuesin më të mirë te rivali për “interes nacional”

Kampioni kinez shet sulmuesin më të mirë te rivali për “interes nacional”

Kjo mund të jetë arsyeja më e çuditshme, por njëherësh edhe më e ndershme për një transferim.

Skuadra kampione e Kinës, Guangzhou Evergrande ka njoftuar se i ka lejuar golashënuesit të saj më të mirë, Elkesonit, transferimin te skuadra rivale Shangai SIPG për një shifër rekorde në futbollin kinez prej 20 milionë dollarësh (18.5 milionë euro) të enjten, për të ndihmuar skuadrën e saj rivale që të arrijë sukses kontinental, raporton Daily Mail.

“Me qëllim që të përkrahim ekipet kineze për të garuar në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe për lavdi nacionale, ne jemi pajtuar që të lejojmë transferimin e Elkesonit te klubi Shanghai SIPG”, është thënë në një komunikatë të Guangzhous, raporton Insajderi.

Guangzhou, kampion i pesëfishtë i Superligës së Kinës dhe fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve të Azisë, ka pranuar se edhe paraja ka qenë faktor për shitjen e sulmuesit brazilian, që ka shënuar 77 gola në tre stinorë me Guangzhoun.