Xhaka: Ta fitojmë Ligën e Evropës për këtë njeri

Xhaka: Ta fitojmë Ligën e Evropës për këtë njeri

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se mungesa e Henrikh Mkhitaryanit në finale të Ligës së Evropës është zhgënjyese, por ka shtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë ta fitojnë titullin për armenin.

Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Baku të Azerbajxhanit për finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenali do të përballet sonte me Chelsean, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

Mkhitaryani do të ishte i rrezikuar për shkak të kombësisë së tij armene. Dy vendet, Azerbajxhani dhe Armenia kanë qenë në luftë për malet Nagorno-Karabakh që nga viti 1988, mirëpo ato janë në armëpushim që nga viti 1994.

Lexo më shumë…