Shaqiri largohet nga Liverpooli, por mbetet në Premierligë

Shaqiri largohet nga Liverpooli, por mbetet në Premierligë

Xherdan Shaqiri gjatë afatit kalimtar të verës mund të ndërrojë skuadër, por do të mbetet në Premierligë.

Pas një edicioni të plotë te Liverpooli, Xherdan Shaqiri është rrugës për të ndërruar skuadër.

27-vjeçari në verën e kaluar nga Stoke City ishte transferuar te Liverpooli, dhe në edicionin e parë në ‘Anfield’ ka shënuar gjashtë gola.

Daily Post tani shkruan se West Hami ka filluar të interesohet për mesfushorin kosovar.

Për reprezentuesin e Zvicrës, ‘Çekanët’ janë të gatshëm të ofrojnë deri në 25 milionë euro.

Por, për t’u vendosur për të ardhmen e Shaqirit duhet të pritet përfundimi i finales së Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli më 1 qershor takohet me Tottenhamin.