Skocia kërkon pavarësi, paralajmëron referendum të dytë

Skocia kërkon pavarësi, paralajmëron referendum të dytë

Skocia është një hap më afër referendumit të dytë për pavarësi, ndërkohë që qeveria e saj dje kishte kaluar ligjin që do t’i lejonte parlamentit kombëtar të votojë mbi mundësinë e një referendumi të ri për pavarësi nga Britania e Madhe, në mënyrë që të qëndrojë në Bashkimin Evropian.

Nicola Sturgeo, kryetarja e Skocisë, tha se një votim i ri në vitin 2021 mund t’i jap mundësinë Skocisë që të vendos mbi atë se a do që të jetë një shtet i pavarur Evropian apo që të jetë pjesë e Britanisë së Madhe pas Brexit-it.

Kryetarja tha se “Nëse qeveria në Londër ofron vetëm kaos dhe konfuzion – potencialisht nën krahun ekstrem të partisë Konservatore, kjo do të na dërgojë në përfundimin se Skocisë duhet t’i ofrohet pavarësia”.

Partia Kombëtare Skoceze, siguroi tre ulëse në parlamentin evropian, pra numrin më të madh të ulëseve ndonjëherë. Qeveria e Britanisë së Madhe e ka hedhur poshtë mundësinë e një referendumi të dytë të Skocisë. Në vitin 2014, Skocia mbajti referendumin për pavarësi, ndërsa nga rezultati, 55% votuan kundër daljes nga Britania e Madhe ndërsa 45% votuan pro daljes.

Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Glasgow, qytetin më të madh të Skocisë, duke kërkuar një referendum të dytë.

Arsyeja kryesore e mbajtjes së referendumit të dytë konsiderohet Brexit, për shkak se Skocezët në masë të madhe kishin  votuar për të qëndruar në Bashkimin Evropian.