Rron Brojës i skadon kontrata me Shkupin, skuadrat kosovare vihen pas tij

Rron Brojës i skadon kontrata me Shkupin, skuadrat kosovare vihen pas tij

Rron Broja mund të ndahet me Shkupin gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori mitrovicas, që tek klubi i Shkupit luan prej vitit të kaluar, mund të bëhet qendër e afatit kalimtar të verës.

Lojtarit i ka skaduar kontrata me shkupjanët.

“Kontrata ma ka skaduar dhe fillimisht do të ulem të bisedojë me Shkupin për mundësinë e vazhdimit të kontratës”, thotë Broja për Gazetën Olle.

Deri më tani ai nuk është kontaktuar nga klubet e IPKO Superligës.

Mesfushori karrierën më të madhe e ka kaluar tek Trepça ’89, ndërsa ka qenë edhe kapiten i Kosovës U-21.