
Jose Mourinho ka zgjedhur dy lojtarët që i sheh si kryesor në finalen me klube angleze në Ligë të Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Dy skuadrat e Premierligës do të përballen kokë me kokë mbrëmjen e sotme (e shtunë) në stadiumin Wanda Metropolitano në kryeqytetin spanjoll, ku Spurs do të luajnë në ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për herë të parë.
Kjo është finalja e nëntë për Liverpoolin dhe e dyta rresht pas asaj të humbur 3:1 vitin e kaluar ndaj Real Madridit.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United, Mourinho sheh yjet e të dy skuadrave si shumë të rëndësishëm në rezultatin e ndeshjes.