SHBA e shqetësuar për propozimin e ligjit të ekstradimeve në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të amendamenteve të ligjeve të Hong Kongut, që do të lejonin të dyshuarit për krime të ekstradohen në Kinë për ndjekje penale.

SHBA e shqetësuar për propozimin e ligjit të ekstradimeve në Hong Kong

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha para gazetarëve të hënën, se demonstrata paqësore e qindra mijëra personave në Hong Kong shpreh qartë kundërshtimin e njerëzve për amendamentet e propozuara. Megjithatë, udhëheqësi i Hong Kongut tha se do të vazhdojë me zbatimin amendamentet të debatueshme.

Protestuesit janë përleshur me policinë në protestat masive që vazhduan edhe ditën e hënë në Hong Kong, ku shumë qytetarë u arrestuan.

Zyrtarë të Hong Kongut thanë se amendamentet nuk do të lejonin që kriminelët të gjejnë strehë të sigurt në Hong Kong.

Por kritikët kërkuan shtyrjen e votimit, pasi thonë se ndryshimi i ligjit i jep mundësi Kinës që të kontrollojë sistemin juridik të territorit dhe përndjekjen e kundërshtarëve politikë, derisa liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se nuk ka arsye që të shtyhet votimi.

Uashingtoni shprehu shqetësimin se amendamentet do të ndikojnë në autonominë e Hong Kongut.

Protesta e së dielës është më e madhja nga viti 1997, kur Hong Kongu kaloi nga kontrolli i Britanisë tek ai i Kinës.