Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenhamit, të zhvilluar në "Emirates Stadium".
Arsenali dhe Tottenhami kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 11-të të Premier Ligës angleze.
Epërsinë e parë e krijoi Arsenali falë autogolit të shënuar nga Wimmer në minutën e 42′.
Në pjesën e dytë, Harry Kane, i cili është rikthyer nga lëndimi, barazoi shifrat në minutën e 51 nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi Arsenali mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Tottenhami mban vendin e pestë me 21 pikë. /Insajderi.com