www.nomoreransom.org

Europol lancoi mjetin e ri të neutralizimit të të gjithave versioneve të ransomware GandCrab

Europol lancoi mjetin e ri të neutralizimit të të gjithave versioneve të ransomware GandCrab

Më 17 Qershor një mjet i ri dekriptimi për versionin e fundit të ransomware famëkeq GandCrab është publikuar falas për tu shkarkuar në www.nomoreransom.org.

Ky mjet lejon viktimat e ransomware në fjalë të rifitojnë akses në informacionet e tyre të enkriptuara nga hakerët pa pasur nevojë të paguajnë për to.

Programi është lançuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Austri, Belgjikë, Bullgari, Francë, Gjermani, Holandë, Rumani, Britani, SHBA, Europol dhe Task Forcën e saj të Krimit Kibernetikë së bashku me firmën private Bitdefender.

Mjeti është ndërtuar për të dekriptuar versionet 1 dhe 4 si dhe 5 dhe 5.2 të ransomware që janë edhe versionet e fundit të tij. Versionet e kaluara të dekriptuesit në fjalë kanë ndihmuar mese 30,000 viktima dhe kursyer atyre 50 milionë dollarë.

Për më tepër falë bashkëpunimit mes agjencive ligj-zbatuese është bërë e mundur mbyllja e operacioneve të operatorit. Kjo mbyllje ishte një koordinim global mbështetur nga firmat e sigurisë Bitdefender dhe McAfee.

Lançuar në Janar të 2018-ës, GandCrab me shpejtësi u shndërrua në armën e hakerëve dhe zinte 50% të tregu të ransomware në mesin e vitit të kaluar.

Distributorët mund ta blinin ransomware në tregun e zi dhe ta përhapnin tek viktimat e tyre. Në këmbim ata merrnin 40% ndërsa zhvilluesit e saj 60%.

Operatorët e GandCrab pretendojnë se kanë marrë 2 miliardë dollarë nga viktimat. Përllogaritet që numri i viktimave nga ky ransomware në mbarë botën të ketë qenë 1.5 milionë.

Europol rekomandon që për tu mbrojtur nga ky ransomware përdoruesit duhet të:

Ruajnë një kopje të të dhënave të tyre në cloud apo një hapësirë tjetër të jashtme

Të përdorin softuer antivirusë së mirë dhe të përditësuar

Të mos shkarkojnë program nga burime të dyshimta

Të mos hapin skedarë nga e-mail-e dërguesit e të cilave nuk i njohin

Të mos paguajnë shumën që hakerët kërkojnë /