Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar si pjesë e hetimeve të Botërorit 2022, që iu dha Katarit.

Legjenda e futbollit francez u zgjedh president i UEFA-s në vitin 2007 dhe e pati këtë rol deri në vitin 2015 kur u dënua nga Komiteti i Etikës në FIFA, pas disa veprimeve të jashtëligjshme, transmeton Insporti

Sipas Mediapart, Platini është arrestuar në mëngjesin e të martës si pjesë e hetimeve pasi dyshohet për korrupsion, në lidhje me dhënien që iu bë Katarit për Botërorit e vitit 2022.

Katari u zgjodh organizatori i këtij Botërori në dhjetor të 2010-tës, por ka pasur disa kontroversi rreth këtij vendimi dhe përshtatshmërisë së këtij vendi për të organizuar Kampionatin Botëror.

Ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jack Warner kishte pohuar se një e-mail ishte publikuar pas aludimeve se Katari e ‘kishte blerë’ Botërorin – përkundër se nga Katari kishin mohuar se kishte keqbërje.

Platini pritej se do të pasonte Sepp Blatterin si president i FIFA-s në vitin 2016, por që të dy u përjashtuan për katër vite nga futbolli.

Platini ishte dënuar pasi kishte marrë një pagesë të 1.35 milionë funteve nga FIFA nën urdhrat e Blatterit dhe tashmë i ka kryer tre vite e gjysmë të këtij dënimi.

Ai vazhdon të mohojë se ka pasur ndonjë keqbërje nga ana e tij dhe ka vendosur të marrë masa ligjore për akuzime që i ka cilësuar si të rrejshme. /Insporti.com/