Kush po i vret njerëzit nëpër Londër?

Policia e Londrës ka kumtuar se të shtunën, në pjesën lindore të Londrës është vrarë një rus 34 vjeç. U konstatua se ai ishte viktima e tretë për 24 orë.

Kush po i vret njerëzit nëpër Londër?

“Detektivët po hetojnë rastin e vrasjes së Gleb Stanislavovich Zhebrovsky. Ai është therë disa herë dhe vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes”, pretendohet në kumtesën e policisë.

Në lidhje me këto vrasje janë arrestuar dy persona dhe hetimet janë në zhvillim e sipër, shtohet në kumtesë.

Dy ditë më herët, policia ka pretenduar se në Londër janë arrestuar 11 persona për shkak të lidhjes së tyre me sulme me armë zjarri dhe me thika në Londër, në të cilat vetëm për 24 orë kanë pësuar tre persona.

Dy të rinj janë vrarë për gjithsej disa minuta në dy pjesë të ndryshëm të Londrës, ndërsa i treti, rusi, është vrarë të shtunën.

Javën e kaluar ministri i drejtësisë i Britanisë së Madhe ka kumtuar se sulmet me thika dhe revole janë rritur aq shumë saqë janë në nivelin deri tani të paraparë./Insajderi.com.