Zyrtare: Emërohet trajneri i ri i Interit

Mungonte vetëm zyrtarizimi por tashmë edhe ai ka ardhur. Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit.

Zyrtare: Emërohet trajneri i ri i Interit

51-vjecari italian, Stefano Pioli arriti të fitonte konkurencën me spanjollin Marcelino Garcia Toral dhe do të jetë ai pasuesi i Frank De Boer në stolin e Interit.

Pioli do të ketë detyrën e vështirë për të rikthyer Interin në rrugën e duhur pas një periudhe shumë negative në aspektin e rezultateve.

Klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur angazhimin e Stefano Piolit si trajner të ri të skuadrës. 51-vjecari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Interin deri në verën e vitit 2018.

Stefano Pioli do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave në qëndrën stërvitore të Interit, Angelo Moratti, këtë të enjte. /Insajderi.com