Skuadra e Ballkanit me në krye Ismet Munishin marrin një vendim të rëndësishëm

Skuadra e Ballkanit me në krye Ismet Munishin marrin një vendim të rëndësishëm

Skuadra e Ballkanit është mobilizuar për edicionin e ri në Superligë, duke sjellë trajnerin Ismet Munishi si dhe është afër mbylljes së marrëveshjes me disa futbollistë.

Kryesia e klubit së bashku me Munishin janë dakorduar që të hënën t’i fillojnë stërvitjet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Therandë, 22 qershor 2019 – Pas një pushimi 2 javor dhe pas ndryshimeve në shtabin teknik,skuadra do të rikthehet për të mbushur bateritë për edicionin e ri garues.

Drejtuesit e skuadrës pas konsultimeve edhe me trajnerin Ismet Munishi,kanë vendosur që të hënën duke filluar nga ora 10:00,të nisin fazën përgaditore.

Stërvitja e të hënës do të jetë edhe stërvitja e parë me skuadrën tonë për trajnerin e sapo emëruar,z.Ismet Munishi.

Na priftë e mbara.