Tubimi i neonazistëve që do të mbahej në Ostritz të Gjermanisë Lindore, ishte një dështim total.
Shkak për këtë, janë bërë banorët e zonës së vogël si dhe presidenti i Landerit.
Ata kanë blerë me qindra arka birrë që ishin planifikuar për festivalin e neonazistëve, kanë zbrazur supermarketet nga birrat për t’i lënë pjesmarrësit që merrnin pjesë në këtë festival pa asnjë pije alkolike.
Festivali u mbajt fundjavën e kaluar në Ostritz, në Gjermaninë Lindore.
Neonazistët u mblodhën, por nuk patën mundësi të konsumonin asgjë.
Rreth 500 pjesmarrësit, pavarësisht temperaturave të larta dhe nxehtësisë, nuk patën asgjë ç’të pinin dhe protagonistët ishin vetë banorët e fshatit.
Policia gjithashtu ndaloi alkoolin në lokale gjatë ngjarjes neonaziste dhe midis të premtes dhe të shtunës u konfiskuan 4,400 litra birrë.
Ministri sasionan Michael Kretschmer ka falenderuar në rrjetet sociale banorët e Ostritz.
“Kur ekstremistët e krahut të djathtë përpiqen të përcaktojnë pamjen me sloganet e tyre cnjerëzore, ne duhet ti kundërshtojmë” tha zyrtari i CDU.