Merkel e gatshme të bashkëpunoj ngushtë me Trump

Merkel e gatshme të bashkëpunoj ngushtë me Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka ofruar presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump “bashkëpunimin e ngushtë” të bazuar në vlerat e përbashkëta mbi bazën e demokracisë.

“Gjermania dhe Amerika ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë, respektit për sundimin e ligjit dhe dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo besimit politik”, ka thënë Merkel.

“Unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë”, tha ajo në deklaratën e saj pas zgjedhjeve.