Silva ndan udhët me Cityn

Silva ndan udhët me Cityn

David Silva ka konfirmuar largimin nga kampionët e Premier Leagues, Manchester City në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori spanjoll do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Premier League dhe ka fituar katër tituj të Premier Leagues, dy kupa FA dhe 4 kupa të ligës.

“Ky është i fundit, 10 vjet për mua janë mjaftueshëm, është koha perfekte”, tha ai.

“Klubi është duke biseduar edhe për dy vite të tjera në kontratë, mirëpo unë vendosa se 10-të vite janë të mjaftueshme”, vazhdoi spanjolli.

Ai tha se nuk mund ta sheh veten të luajë për tjetër ekip dhe të luajë kundër Cityt, dhe pas këtij sezoni ai do të kalojë me shumë kohë me familjen e tij.