MONEGO dhe KFC me aktivitet për mbrojtje të ambientit!

MONEGO dhe KFC me aktivitet për mbrojtje të ambientit!

Gjatë sezonit të verës shtohet numri i vizitorëve nëpër parqet dhe liqejt e Kosovës. Duke pasur parasysh që mirëmbajtja e këtyre pjesëve ka vend edhe më shumë për përmiresimin, vulletarët nga Monego dhe KFC kanë vendosur të japin kontributin e tyre.

Të Dielen me 23 qershor 2019, afërsisht 30 vullnetarë, punëtorë të MONEGO dhe KFC, kanë dal që në orët e hershme të mëngjesit për të bërë pastrimin e hapësirave përreth liqenit dhe rregullimin e një pjese me ulëse parku.

Me këtë aktivitet janë: mbledhur mbeturinat përreth hapësirave të liqenit, janë vendosur shenja për vetëdijësim dhe për ndalimin e hudhjeve të mbeturinave po ashtu janë dhuruar disa ulese parku të prodhuara nga paleta të recikluara për vizitorët.

Monego dhe KFC kanë njoftuar se këto lloj të aktiviteteve vetëdijësuese dhe ndihmuese për ambientin, si dhe për komunitetin tonë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Gjithashtu një falenderim i vecantë i kushtohet Kompanisë “Pastrimi” për gatishmërine dhe bashkëpunimin e palodhshëm!