KB: Vendi më i rrezikshëm për gratë është shtëpia e tyre

Një prej vendeve më të rrezikshme për gratë është shtëpia e tyre, pretendohet në raportin e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore.

KB: Vendi më i rrezikshëm për gratë është shtëpia e tyre

Agjencia e KB për gra (UN Women) ka publikuar raportin nën titull “Përparimi i grave botërore” në të cilin bën thirrje për vendet anëtare të ndërmarrin masa dhe t’i miratojnë ligjet të cilët do t’i mbrojnë gratë nga dhuna në familje.

“Keqtrajtimi i përditshëm i partneres do të thotë se shtëpia është një prej vendeve më të rrezikshme për gratë”, ka thënë drejtoresha ekzekutive Phumzile Mlambo-Ngucka në parathënie të raportit.

Lidhja e fuqisë patriarkale, pushtetit dhe  kontrollit ndaj grave dhe fëmijëve mund të bëjnë shtëpinë vend të rrezikshëm në të cilin dhuna ndaj grave falet dhe në mënyrë të vazhdueshme përsëritet, paralajmërohet në raport.

Në 19 prej 189 vende dhe territore të hulumtuara ligjet në mënyrë eksplicite kërkojnë nga gratë të jenë të dëgjueshme ndaj burrave. Në 111 vende përdhunimi në martesë nuk është kriminalizuar në mënyrë specifike me ligj. Rreth 76 për qind të vendeve në botë, deri në vitin 2018 ka pasur ligje kundër dhunës në familje.

Mirëpo, madje 17,8 për qind të grave në 12 muajt e fundit kanë paraqitur keqtrajtime psikike dhe seksuale nga ana e partnerëve të tyre./Insajderi.com.