Policia holandeze konfiskoi dy tonë e gjysmë metamfetaminë

Policia e Holandës ka kumtuar se ka kryer konfiskim rekord të metamfetaminës në Evropë, pasi ka zbuluar dy tonë e gjysmë drogë të fshehur në mur të një ndërtese në Roterdam.

Policia holandeze konfiskoi dy tonë e gjysmë metamfetaminë

Pretendohet se vlera e drogës, e cila u zbulua javën e kaluar dhe në ndërkohë u shkatërrua, ka qenë qindra milionë euro në tregun e zi dhe se bëhet fjalë për “sasi e cila deri tani në Evropë nuk është zbuluar asnjëherë”.

Hetimet e mëtutjeshme i kanë quar detektivët deri në një depo në Utreht ku janë gjetur 17.500 litra kimikale të cilat mund të përdoren për përpunimin e kokainës dhe prodhimin e drogave sintetike.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se për momentin nuk ka pasur arrestime të dyshuarve, mirëpo hetimet po vazhdojnë./Insajderi.com.