Mbrojtjes së presidentit brazilian i gjendet 39 kilogram kokainë

Mbrojtjes së presidentit brazilian i gjendet 39 kilogram kokainë

Policia spanjolle ka arrestuar një person të mbrojtës së afërt të presidentit brazilian pasi që kanë gjetur kokainë në bagazhin e tij gjatë udhëtimit të tyre drejt një takimi në Tokio.

Presidenti brazilian i cili ishte duke udhëtuar me delegacionin e tij për samitin e G20 në Japoni, njërit prej personave të afër të mbrojtës së tij i është gjetur 39 kilogramë kokainë pas ndalesës së tyre që kanë bërë në Sevilja, raporton “The Guardian”, raporton Gazeta Insajderi.

Një zëdhënës i aeroportit spanjoll ka thënë se personi është arrestuar të martën pasi uljes së aeroplanit në Andaluzia.

“Truproja po udhëtonte në një aeroplan ushtarak nga Brazili dhe u ndal në aeroportin e Seviljas ku destinacion kishte Tokion”, ka thënë ai.

“Truprojës i është gjetur kokainë në bagazhin e tij të dorës që peshonte 39 kilogram. Ai u arrestua nën dyshimin për trafik droge dhe aktualisht është në paraburgim në selinë e Seviljas duke pritur që të paraqitet në procesin gjyqësor”, ka shtuar zëdhënësi.

Në avion kishte qenë një delegacion ushtarak i cili ishte në detyrë për ta mbrijtur presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, gjatë samitit në kryeqytetin japonez.

Bolsonaro ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate të martën në mbrëmje, duke thënë se ai ishte informuar për arrestimin e ushtarit nga ministri i mbrojtes.

“Unë menjëherë urdhërova ministrin e mbrojtjes të bashkëpunojë me policinë spanjolle për të marr faktet dhe për të bashkëpunuar në çdo fazë të hetimit, dhe për të nisur një hetim nga policia ushtarake,”, ka thënë presidenti brazilian.

“Ekzistojnë rreth 300,000 burra dhe gra në forcat e armatosura që janë të trajnuar për të mbështetur parimet më të larta të etikës dhe moralit. Nëse zbulohet se një ushtar ka kryer një krim, ai do të gjykohet dhe dënohet sipas ligjit “, ka shtuar ai.

Udhëheqësit do të mblidhen në Osaka të premten dhe të shtunën, ndërsa Japonia pret samitin e parë të G20. Si dhe tubimi kryesor, do të ketë takime midis ministrave të financave, guvernatorëve të bankave qendrore dhe ministrat e jashtëm. /Insajderi.com