Rama, rikthim me fitore

Rama, rikthim me fitore

Është rikthyer në fushë Valdet Rama në fitoren e Munich 1860 përballë Fortuna Dusseldorf, por sërish skuadra e dytë bavareze gjendet në pozita jo të lakmueshme në Bundeliga 2 të Gjermanisë.

Ndeshja është fituar me rezultatin 3-2 ndërsa mesfushori i kombëtares që ka vuajtur shumë dëmtimet në dy sezonet  e fundit, Valdet Rama ka hyrë në fushë në minutën e 81’.

Edhe pse ka luajtur vetëm nëntë minuta dhe atëherë kur ndeshja ishte vendosur sërish ky rikthim shihet i rëndësishëm dhe Ramës i duhet një vrapim i gjatë deri në fund të sezonit nëse dëshiron të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare në Francë.