Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar në mënyrë spontane udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un për ta takuar atë në kufirin e fortifikuar që ndan Korenë Veriore dhe Jugore.
Ndryshe nga herat e tjera, kësaj radhe ftesa erdhi përmes një “cicërime” në Tëitter nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një postimi në këtë rrjet social, Trump tha se dëshironte ta takonte Jong-un për dy minuta sa për ta përshëndetur.
Pak orë më pas ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Koresë Veriore që e cilësoi ftesën e Trump “shumë interesante”, por shtuan se në zyrat e tyre nuk ka ardhur asgjë zyrtare.
Trump do të vizitojë Korenë e Jugut pas samitit të G20 në Japoni.
Ai mbërrin në Seul të shtunën për një udhëtim dyditor që synon krijimin e bisedimeve të thella për denuklearizimin e Koresë së Veriut.