Gjiganti turk pas Shkodran Mustafit

Gjiganti turk pas Shkodran Mustafit

E ardhmja e Shkodran Mustafit te Arsenali është në pikëpyetje, me vetë lojtarin që nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Kjo ka bërë që disa skuadra të interesohen për të.

Gjiganti turk, Fenerbahçe, është në proces që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Arsenalit, në formë huazimi.

Mbrojtësi 27-vjeçar  ka pasur formë të luhatshme në “Emirates” qëkur u transferua për 35 milionë funte nga Valencia në vitin 2016, dhe është kritikuar shumë për gabime, në veçanti në duelet kundër Tottenhamit dhe Crystal Palacet.

Këto paraqitje të tij kanë bërë që trajneri Unai Emery të mos llogaris më në shërbimet e kampionit të Botës me Gjermaninë.

Mediat turke shkruajnë se Fenerbahçe do t’i hapë bisedimet me Arsenalin në javën që vjen, dhe se është i interesuar që qendërmbrojtësin ta marrë në formë huazimi./Insporti.com