Seks dhe drogë – si vdiq sheiku arab në një rezidencë në Londër

Seks dhe drogë – si vdiq sheiku arab në një rezidencë në Londër

Princi i Arabisë, sheiku 39-vjeçar Khalid Al Qasimi, u gjend i vdekur në një rezidencë në Londër.

Dyshimet e para nga policia janë hedhur mbi konsumimin e lëndëve narkotike gjatë një nate të shfrenuar në seks dhe drogë.
Shërbimet e ambulancës njoftuan policinë se kishin gjetur një sasi të konsiderueshme droge të klasit A në apartament.


“Ishte dukshëm një festë ku disa të ftuar po merrnin drogë dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale. Është e dyshuar se sheiku Khalid mund të ketë vdekur papritur si rezultat i marrjes së drogë,”– ka njoftuar një burim pranë policisë.


Detektivët po e trajtojnë tragjedinë e re si “të pashpjegueshme” dhe nuk kanë bërë asnjë arrestim.