Univers" />

Në cilin Universitet të Kosovës ligjëroi presidenti Klinton?

Në cilin Universitet të Kosovës ligjëroi presidenti Klinton?

Presidenti Bill Klinton, në vitin 2003, ishte personi i parë që mbajti ligjëratë në Universitetin Amerikanë në Kosovë. “Ndoshta këto mure nuk janë aq të mira sa ju deshironi, por ju premtoj që edukimi që do të merrni këtu do të jetë më i miri”, u tha Klinton të pranishmëve.

Në një shtëpi të modifikuar për ligjërata, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton nisi fjalimin para 57 studentëve, që ishin gjenerata e parë që nisën studimet, me synimin për të marrë një diplomë amerikane në Kosovë. Aso kohe të gjithë profesorët ishin ndërkombëtarë, përveç atij të matematikës.

AUK në Kosovë, nisi punën në vitin 2003 në një shtëpi qe ndodhej në “Breg të Diellit”, dhe u shfrytëzua për një vit, për tu zhvendosur më pas ne nje shtepi tjeter në lagjen “Velani”.

AUK erdhi në Kosovë, falë një fondacioni të krijuar nga vullneti i mirë i një grupi filantropësh shqiptaro-amerikanë. Ata synonin që përmes kësaj nisme t`u mundësohet studentëve nga Kosova dhe rajoni të marrin një edukim të mirëfilltë me standarde amerikane.

Që nga viti 2005, AUK gjendet në rrugën “Dr. Shpetim Robaj Germia Campus Pristina”. AUK momentalisht ka 450 studentë.

Stafi prej 18 profesorëve me orar te plote dhe 18 të tjerë me orar te pjesshëm, përkujdesën që të sjellin arsimimin e cilësisë më të lartë ne harmoni me standardet akademike te RIT ne SHBA.

Të përfitosh një diplomë amerikane në Kosovë, të kesh trajtimin e njëjtë si një student në Amerikë, sa i përket cilësisë dhe programit, nuk është edhe shumë lehtë nga aspekti financiare. Prandaj, RIT Kosova operon si universitet jo fitimprures.

Një program i tillë në Amerikë kushton 45 mijë dollarë në vit, ndërsa në Kosovë 6,200 EUR, dhe kualiteti është i njëjtë.

Përkundër diferencës së madhe në shumën financiare, prapë është e papërballueshme për shumë studentë të talentuar në vendin dhe rajonit. Por falë bursavë të shumta që ofrohen si nga donatorë të huaj dhe të vendit, studenteve tanë dhe të roajonit ju është mundësuar që t`i përballojnë kostot.

AUK ofron dhjetëra burësa nga donatorë vendor dhe ndërkombëtar për çdo vit akademik, si: US KDOM Scholarship, Wesley K. Clark Scholarship, Cami Family Scholarship, Lukaj Family Foundation Scholarship, Professor Julia Norrgard | Faculty and Staff Scholarship, Alumni Scholarship, Senator Bob Dole Scholarship, Winfred L. Thompson Scholarship.

Edhe pesë kompani vendore, çdo vit ndajnë bursa për studentët: Meridian Express, American Bank of Investments, FINCA, Zagragja & Associates dhe Z Mobile.

Është interesant fakti që presidenti Klinton dhe bashkëshortja e tij Hilary, akoma vazhdojnë të japin donacione për RIT Kosova, nga të ardhurat e tyre vetanake.

Në fondacionin e krijuar së fundmi ku jam mbledhur të ardhura në vlerë 80 mijë euro, që do të ndahen për student përfitues të bursave, kanë kontribuar edhe çifti Klinton.

Për 10 vite anëtar bordi ishte edhe Ish-shefi i lartë i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William G. Walker.

Mungesa e ligjeve në Kosovë shpesh here ka dit të jetë problem edhe për aktivitetet e AUK, siç ka qenë prurja e profesorëve ndërkombëtar, apo investimet e nevojshme në laboratorë dhe kabinete të ndryshme.

Megjithatë, RIT Kosova vazhdon të sjellë kualitet dhe mundësi të artë për të gjithë studentet duke u siguruar një përvojë të mirë dhe një diplomë amerikane të RIT, të akredituar në Amerikë.

Për më shumë veçori të RIT Kosova, si për diversitetin e studenteve nga vende të ndryshme të botës, për programet që ofrohen do të ju njoftojë në artikujt e rradhes.