Apostolova kërkon të kontrollohen shpenzimet pas lansimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2020/22

Apostolova kërkon të kontrollohen shpenzimet pas lansimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2020/22

Ministri e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian sot e kanë lansuar planin për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2020-2022.

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka kërkuar që të kontrollohen shpenzimet publike.

Sipas saj, duhet të vazhdohet me reforma edhe në sektor të tjerë, ajo më tej shtoi se sfidë mbetet punësimi i grave.

Shefja e BE-së ka thënë se miratimi i strategjisë për të luftuar ekonominë jo formale ka treguar përkushtimin e institucioneve.

“Ky raport nuk është vetëm një raport, është si prioritet kryesor në dialogun tonë me Kosovën. Miratimi i strategjisë për të luftuar ekonominë jo formale, strategji e cila ka arritur synimet kryesore dhe të ketë mjedis të barabartë të bizneseve, i përgëzoj  institucionet për këtë”.

“Në maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe është arritur që rekomandimet t’i marrin parasysh shtetet. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme dhe të krijoni vende pune. Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike mirëmbajtje të disiplinës fiskale dhe duke ngritur mbikëqyrjen financiare ne ndërmarrje publike”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, tha se në këtë proces institucionet kanë bë punë të madhe në formimin dhe avancimin e këtij dialogu, duke kërkuar nga ministritë të punojnë në këto reforma.

“Do ta përcjelli këtë proces duke kërkuar raportim, kërkoj nga ministritë përgjegjëse të punojnë në këto reforma. Fjala kyçe e këtij procesi do të jetë zbatimi i këtyre reformave, strukturore. Komisioni në vlerësimin e programit ka theksuar se Kosova ka avancuar me kapacitet institucionale”, tha Hamza.